Arsimi vazhdon kontratat me 9 lojtarë!
Skuadra e KF Arsimi nga Çegrani i Gostivarit, i cili sezonin e kaluar pati një stinor impresionues duke e përfunduar atë në vendin e katër në ligën e dytë, ka vazhduar kontratat me 9 lojtarë të ekipit të parë.
Kapiteni Argjent Gafuri, portieri Vullnet Islami, mbrojtësit Ajradin Cuculi, Subi Mustafa, Ardian Beqiri dhe Edi Abdija, sulmuesit Albin Ramadani dhe Shpend Asani si dhe mesfushori Besart Rexhepi kanë vazhduar kontratat me ekipin që drejtohet nga Vildan Saliu.
Arsimi garon në Ligën e Dytë të Maqedonisë së Veriut.
Burimi: botasot.info