Arsimi cilësor dual është i rëndësishëm për të ardhmen e nxënësve, por edhe të kompanive së bashku me të gjitha palët e interesuara krijojmë politikë për regjistrim

March 2, 2022
min lexim

Arsimi cilësor është i rëndësishëm për të ardhmen e suksesshme të çdo nxënësi individualisht, por është po aq i rëndësishëm edhe për të ardhmen e vendit. Prandaj, për Qeverinë dhe Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, reformat në arsim kanë prioritet të lartë, si një nga hapat kyç për zhvillimin e kapitalit njerëzor dhe transformimin e shoqërisë. Shikuar nga këndvështrimi i vetëqeverisjeve vendore dhe kompanive që operojnë këtu, ndryshimet në arsimin e mesëm profesional, që synojnë avancimin e arsimit dual, kanë për qëllim që  nëpërmjet punës praktike të nxënësve ndërsa më pak mësim teorik, të krijojnë kuadër  të kualifikuar për të cilët tregu i punës ka nevojë. Kështu deklaroi  ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri në takimet që pati sot me përfaqësuesit  e komunave, komunitetin e biznesit dhe drejtorët e shkollave të mesme profesionale, të cilat në kuadër të dialogut “Mëso me mençuri, puno me profesionalizëm” u mbajtën në Manastir.

 

“Qëllimi i këtyre takimeve është që përmes një bashkëbisedimi konstruktiv të shohim nevojën e disa profesioneve dhe drejtimeve që mungojnë në nivel lokal, por edhe të ndërmarrim veprime konkrete për mundësinë e formimit të tyre në paralele duale , nga viti i ardhshëm shkollor. 2022/23. “Jam i bindur se ky takim do të rezultojë në krijimin e politikave cilësore të regjistrimit në arsimin e mesëm profesional për vitin e ri shkollor”, theksoi  ministri Shaqiri.

 

Si rezultat i dialogut social të vitit të kaluar, në Manastir, Resnjë dhe Demir Hisar janë hapur gjithsej 5 paralele duale  me 67 nxënës të regjistruar.

 

Ministri informoi se pyetësorit të dorëzuar te kompanitë para fillimit të dialogut iu përgjigjën rreth 400 kompani, ku mbi 90% shprehën dëshirë për t`u përfshirë në krijimin e paraleleve duale dhe të pranojnë nxënës për praktikë.

 

“Dëshiroj të theksoj se krahas probabilitetit të lartë për punësim të shpejtë pas përfundimit të arsimit të mesëm profesional, motiv i rëndësishëm për nxënësit të regjistrohen në paralele duale janë edhe bursat që i ndanë Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Bursa mujore për nxënësit në paralelet duale është 3500 denarë, ndërsa ajo është e ardhur e mirë për nxënësit përderisa shkollohen”, theksoi ministri. Ai gjithashtu ju bëri thirrje kompanive që të përfshihen në krijimin e politikës së regjistrimit, si mënyrë më efektive për sigurimin e kuadrit që është deficitarë  në tregun e punës.

 

Paraprakisht, takim u mbajt edhe në Komunën e Prilepit, ku mori pjesë edhe zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Lulzim Aliu. Para përfaqësuesve të pranishëm të të gjitha palëve të interesuara, Aliu tha se kjo komunë vitin e kaluar ka pasur rezultate të shkëlqyera nga dialogu dhe në vitin shkollor 2021/2022 janë hapur gjithsej 7 paralele duale me gjithsej 99 nxënës të regjistruar.

“Vitin e kaluar nuk arritëm të themelojmë  paralele duale në Krushevë, por sinqerisht shpresoj se pas këtij dialogu të sotëm  këtë  do të arrijmë për vitin e ardhshëm shkollor”, potencoi Aliu, duke ju bërë thirrje kompanive  që në mënyrë aktive të mendojnë për përfshirjen në arsimin dual, si mënyrë e dëshmuar për arsimin e kuadrove që menjëherë pas përfundimit të shkollës së mesme profesionale janë të përgatitur në procesin e punës.

 

Arsimi i mesëm profesional është i aksesueshëm për arsimin e lartë dhe njëkohësisht siguron  pozitë fillestar më të mirë për të studiuar në fakultetet teknike.

Arsimi cilësor dual është i rëndësishëm për të ardhmen e nxënësve, por edhe të kompanive së bashku me të gjitha palët e interesuara krijojmë politikë për regjistrim

Arsimi cilësor dual është i rëndësishëm për të ardhmen e nxënësve, por edhe të kompanive  së bashku me të gjitha palët e interesuara krijojmë politikë për regjistrim

Arsimi cilësor është i rëndësishëm për të ardhmen e suksesshme të çdo nxënësi individualisht, por është po aq i rëndësishëm edhe për të ardhmen e vendit. Prandaj, për Qeverinë dhe Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, reformat në arsim kanë prioritet të lartë, si një nga hapat kyç për zhvillimin e kapitalit njerëzor dhe transformimin e shoqërisë. Shikuar nga këndvështrimi i vetëqeverisjeve vendore dhe kompanive që operojnë këtu, ndryshimet në arsimin e mesëm profesional, që synojnë avancimin e arsimit dual, kanë për qëllim që  nëpërmjet punës praktike të nxënësve ndërsa më pak mësim teorik, të krijojnë kuadër  të kualifikuar për të cilët tregu i punës ka nevojë. Kështu deklaroi  ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri në takimet që pati sot me përfaqësuesit  e komunave, komunitetin e biznesit dhe drejtorët e shkollave të mesme profesionale, të cilat në kuadër të dialogut “Mëso me mençuri, puno me profesionalizëm” u mbajtën në Manastir.

“Qëllimi i këtyre takimeve është që përmes një bashkëbisedimi konstruktiv të shohim nevojën e disa profesioneve dhe drejtimeve që mungojnë në nivel lokal, por edhe të ndërmarrim veprime konkrete për mundësinë e formimit të tyre në paralele duale , nga viti i ardhshëm shkollor. 2022/23. “Jam i bindur se ky takim do të rezultojë në krijimin e politikave cilësore të regjistrimit në arsimin e mesëm profesional për vitin e ri shkollor”, theksoi  ministri Shaqiri.

Si rezultat i dialogut social të vitit të kaluar, në Manastir, Resnjë dhe Demir Hisar janë hapur gjithsej 5 paralele duale  me 67 nxënës të regjistruar.

Ministri informoi se pyetësorit të dorëzuar te kompanitë para fillimit të dialogut iu përgjigjën rreth 400 kompani, ku mbi 90% shprehën dëshirë për t`u përfshirë në krijimin e paraleleve duale dhe të pranojnë nxënës për praktikë.

“Dëshiroj të theksoj se krahas probabilitetit të lartë për punësim të shpejtë pas përfundimit të arsimit të mesëm profesional, motiv i rëndësishëm për nxënësit të regjistrohen në paralele duale janë edhe bursat që i ndanë Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Bursa mujore për nxënësit në paralelet duale është 3500 denarë, ndërsa ajo është e ardhur e mirë për nxënësit përderisa shkollohen”, theksoi ministri. Ai gjithashtu ju bëri thirrje kompanive që të përfshihen në krijimin e politikës së regjistrimit, si mënyrë më efektive për sigurimin e kuadrit që është deficitarë  në tregun e punës.

Paraprakisht, takim u mbajt edhe në Komunën e Prilepit, ku mori pjesë edhe zëvendës-ministri i Arsimit dhe Shkencës, Lulzim Aliu. Para përfaqësuesve të pranishëm të të gjitha palëve të interesuara, Aliu tha se kjo komunë vitin e kaluar ka pasur rezultate të shkëlqyera nga dialogu dhe në vitin shkollor 2021/2022 janë hapur gjithsej 7 paralele duale me gjithsej 99 nxënës të regjistruar.

“Vitin e kaluar nuk arritëm të themelojmë  paralele duale në Krushevë, por sinqerisht shpresoj se pas këtij dialogu të sotëm  këtë  do të arrijmë për vitin e ardhshëm shkollor”, potencoi Aliu, duke ju bërë thirrje kompanive  që në mënyrë aktive të mendojnë për përfshirjen në arsimin dual, si mënyrë e dëshmuar për arsimin e kuadrove që menjëherë pas përfundimit të shkollës së mesme profesionale janë të përgatitur në procesin e punës.

Arsimi i mesëm profesional është i aksesueshëm për arsimin e lartë dhe njëkohësisht siguron  pozitë fillestar më të mirë për të studiuar në fakultetet teknike.

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Bardhi: Rama nuk kërkoi ndjesë, bashkia e Lushnjes me PS është skenë krimi në vazhdim  

Story i radhës

SHBA mund të rregullojë kriptomonedha pa një ligj të ri

Të fundit nga

Rusia akuzon Serbinë për armatosjen e Ukrainës

Shërbimi i Inteligjencës së Jashtme (SVR) i Federatës Ruse ka akuzuar Serbinë se, “pavarësisht deklaratave se është neutrale”, po vazhdon të dërgojë municione në Ukrainë. Në një deklaratë të publikuar më 28

Chelsea drejt një tjetër goditjeje në sulm

Chelsea është shumë pranë realizimit të një tjetër transferimi të rëndësishëm në repartin ofensiv. Sipas asaj që raporton Sky Sports News, klubi londinez ka arritur një marrëveshje me Liam Delap, sulmues premtues
sqmken
ShkoLartë