Sipas raporteve të fundit, Arsenali ka bërë kontaktin e tyre të parë direkt me Bolonjën të enjten në mbrëmje për të diskutuar mundësinë e nënshkrimit të italianit Riccardo Calafiori.
Sipas mediave italine, negociatat midis Arsenalit dhe Bolonjës tani janë duke u zhvilluar, pas një sezoni të shkëlqyeshëm nën drejtimin e Thiago Motta në sezonin 2023-24.
Eksperti i merkatos, Moretto raporton se Arsenali ka një marrëveshje në parim për kushtet personale të lojtarit, derisa Fabrizio Romano sugjeron se nuk do të ketë probleme për kushtet personale dhe se tani i takon dy klubeve të negociojnë.
Disa media në Itali sugjerojnë se çmimi i kërkuar i Bolonjës për Calafiorin është rreth 50 milionë euro.
Arsenali thuhet se synon të shmangë konkurrencën nga Chelsea në mënyrë specifike, ndërsa një numër i klubeve të tjera në të gjithë Evropën, duke përfshirë PSG dhe Bayer Leverkusen, kanë shprehur gjithashtu një interes për të riun premtues dhe të gjithanshëm.
Një produkt i akademisë së Romës, Calafiori iu bashkua Bolonjës nga Baseli për vetëm 4 milionë euro në afatin kalimtar të verës 2023 dhe klubi zviceran mban një klauzolë pre 40 përqind në shitjen e ardhshme.
Burimi: botasot.info