Arsenali raportohet ka nisur bisedimet për transferimin e Victor Osimhen.
Klubi nga Londra është duke kërkuar që të përforcohet me një sulmues për sezonin e ardhshëm, teksa ka gjasa të mëdha që të sigurojë një vend edhe në Ligën e Kampionëve.
Sipas “CBS”, “Topçinjtë” janë në bisedime për të nënshkruar me Osimhen, i cili vlerësohet si një prej sulmuesve më të mirë në Serie A.
Arsenali thuhet se duhet t’i paguajë Napolit të paktën 67 milionë funte për të siguruar shërbimet e 23-vjeçarit.
Sulmuesi nigerian me napolitanët ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2025.