Arsenali merr vendimin për Granit Xhakën

October 28, 2022
1 minut lexim

Dy sezone më parë, Granit Xhaka ishte një hap larg largimit te skuadra e Romës, por oferta e tre ishte e ulët vetëm 15 milionë euro nga 22-23 që kërkonte klubi londinez. Në atë moment futbollisti me origjinë shqiptare ishte në mosmarrëveshje me klubin dhe tifozët.

Në mes të shtatorit kërkoi informacione për të edhe Juventusi, por rrogat e larta të Rabiot dhe Ramsey, do të bënin që klubi torinez të hiqte dorë.

Nëse do të shitej një prej tyre, atëherë “Zonja e Vjetër” do tentonte për Xhakën.

Tashmë gjërat kanë ndryshuar dhe Xhaka është duke kaluar një nga momentet më të mira në karrierë. Shanset që ai të largohet nga “Topçinjtë” e Londrës në këtë moment janë shumë të pakta, për shkak se është kthyer një nga lojtarët më të dashur për tifozët, por dhe për trajnerin Arteta. Arsenali nuk e lë të lirë për asnjë çmim dhe e ka hequr nga merkato.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Email i ri me paralajmërim se ka bombë në “Nikolla Karev”, nxënësit u evakuuan menjëherë

Story i radhës

Djali i këngëtarit shqiptar thyen rekorde shikueshmërie në TikTok

Të fundit nga

ShkoLartë