​Arsenali ka rënë dakord për angazhimin e mesfushorit ukrainas

Arsenali ka arritur marrëveshje në parim me mesfushorin e Shakhtarit, Mykhailo Mudrik për të nënshkruar kontratë.

Sipas Nikola Shire, “topçinjtë” vazhdojnë të negociojnë aktivisht për nënshkrimin e 21-vjeçarit.

Për ukrainasin është i interesuar edhe Newcastle, por avantazhin e ka Arsenali, i cili tashmë ka arritur një marrëveshje parimore me mesfushorin.

Mudrik luajti 12 ndeshje në ligën e Ukrainës këtë sezon, duke shënuar gjashtë gola dhe duke shtuar shtatë asistime. Ai gjithashtu shënoi tre gola dhe dha të gjitha asistimet në gjashtë ndeshje të Ligës së Kampionëve.

Mudrik ka kontratë të vlefshme me Shakhtarin deri më 31 dhjetor 2026.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ndryshimet kushtetuese, Osmani: Javën që vjen nisin bisedimet

Story i radhës

Këto tre shenja hosorkopi do të kenë fillimin më të bukur në 2023

Të fundit nga