Arsenali është klubi që po tenton që ta bëjë të vetin spanjollin

1 minut lexim

Arsenali po bën gjithçka për të fituar garën për transferimin e sulmuesit të Real Madridit, Marco Asensio.

Sipas medieve britanike, ‘Topçinjtë’ po insistojnë që të firmosin me reprezentuesin spanjoll.

Asensio është në bisedime me Realin për rinovimin e kontratës së re, po ai është i vetëdijshëm se nuk e ka të sigurt një vend në ekipin e parë të Carlo Ancelottit.

26-vjeçari është i etur për të zhvilluar sa më shumë ndeshje në mënyrë që të jetë në formë sa më të mirë për Kupën e Botës ‘Katar 2022’ që nis më muajin nëntor.

Arsenali është klubi që po tenton që ta bëjë të vetin spanjollin, edhe pse kërkohet edhe nga disa klube tjera evropiane përfshirë AC Milan dhe Manchester Cityt.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Lajm i mirë për shqiptarët që jetojnë në Irlandë dhe Kanada, nga qershori për herë të parë…

Story i radhës

Në BDI nesër votohet!

Të fundit nga