Arsenali e lartëson Granit Xhakën

Granit Xhaka është duke kaluar nëpër një formë kulmore të karrierës.

Ylli shqiptar po shkëlqen në fanellën e Arsenalit, me të cilin është në rrugë të mbarë për ta fituar titullin e kampionit të Anglisë.

Ndërkohë, e udhëhoqi Zvicrën në nisjen me këmbë të mbarë të kualifikimeve për Euro 2024 në fitoren e thellë, 5:0 ndaj Bjellorusisë.

30 vjeçari në fakt ka shënuar gol në tri ndeshje radhazi, gjë e cila nuk i kishte ndodhur kurrë më parë në karrierë.

Fillimisht, ai realizoi në Ligën e Evropës kundër Sporting Lisbonës më 16 mars, ndërsa më pas në fundjavën e 19 marsit e gjeti prapë rrjetën në fitoren kundër Crystal Palacet.

E të shtunën, Xhaka sërish ishte protagonist duke e realizuar njërin nga pesë golat e “Helvetikëve” në Novi Sad.

“Tre gola në tri ndeshje për Granitin. Mesfushori ynë ia doli të shënojë për Zvicrën gjatë fundjavës”, ka shkruar Arsenali në rrjetin social, “Instagram”.

Image

Postimi i Arsenalit

Xhaka synon të vazhdojë me formë të njëjtë këtë vit duke arritur suksese me “Gunners” dhe duke e kualifikuar Zvicrën në Evropianin e Gjermanisë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

3 mënyra për ta dashur veten më shumë

Story i radhës

Fishat e diabetit me rimbursim për pensionistët, Manastirliu: Në 1 muaj përfituan mbi 20 mijë të moshuar

Të fundit nga

Shtanget Juventus

Manchester United ka hyrë në bisedime me mesfushorin e Juventusit, Adrien Rabiot. Kontrata e lojtarit francez