Arsenali dhe Liverpooli janë në garë për Yeremy Pinon e Vilarrealit.
Kjo është konfirmuar nga rrethi i lojtarit për “Radio Castellon”, ka bërë të ditur gazetari, Xavi Sidro.
Të dy klubet angleze thuhet se kanë dërguar ofertat e tyre, por që nuk kanë marrë përgjigje pozitive.
Pino ka një klauzolë lirimi prej 80 milionë eurosh dhe Villarreali nuk do të pranojë asnjë ofertë nën këtë çmim.
19-vjeçari me klubin spanjoll ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2027.
Pozita natyrale e Pinos është sulmues i krahut të djathtë, por ai mund të luajë edhe në krah të majtë ose në qendër të sulmit.