Skuadra e Arsenal kërkon të përforcojë repartin e mesfushës dhe tashmë ka një emër në listën e dëshirave.
Raportime nga ‘Calciomercato’ bëjnë të ditur se Arsenal janë gati të garojnë me PSG për nënshkrimin e yllit të Lyon, Lucas Paqueta.
24 vjeçari po kalon sezon të shkëlqyer dhe po rigjen formën e tij të dikurshme.
Lojtari ka qenë i lidhur në të kaluarën edhe me skuadrën e Newcastle United, por tani merr vëmendje edhe nga ‘Emirates Stadium’.
PSG po ashtu është në garë për lojtarin, por Paqueta mund të jetë i interesuar për një kalim jashtë Francës.