Joao Felix po vazhdon të marrë interesimin e shumë skuadrave evropiane, me emrin e tij që lidhet me një largim të mundshëm nga Atletico Madrid.
Joao Felix synon të largohet nga Atletico Madrid qysh në merkaton e janarit, pasi nuk përshtatet me planet e Diego Simeone.
Me emrin e tij të qasshëm në market, skuadrat e mëdha evropiane janë vënë pas tij.
Sipas raportimeve të ‘Marca’, Joao Felix i Atleticos mund të jetë drejt ‘Emirates’ në merkaton e janarit.
PSG, Man United e Aston Villa po ashtu do të mbajnë nën vëzhgim yllin portugez. Por, deri në këtë pikë ‘Gunners’ mbesin favoritët.