Arsenal nuk fal, Romën e nderon Belotti

min lexim

Janë mbyllur ndeshjet e orës 18:45 në Europa League dhe Conference League. Arsenal mori një fitore minimale me rezultatin 0-1 në transfertë ndaj Bodo/Glimt. Autori i golit për vendasit ishte Bukayo Saka në pjesën e parë të ndeshjes, teksa në vijim të besuarit e trajnerit Mikel Arteta menaxhuan më së miri avantazhin.

Pas këtij suksesi, Topçinjtë prekin kuotën e nëntë pikëve në tre ndeshje të luajtura teksa mbajnë vendin e parë në Grupin A teksa Bodo/Glimt renditet e dyta me katër pikë. Në këtë grup bëjnë pjesë edhe PSV me Zurich.

Ndërkohë, Roma nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në transfertë ndaj Betis. Spanjollët shënuan të parët me anë të Canales në pjesën e parë, por të besuarit e trajnerit Jose Mourinho barazuan në të dytën falë Belottit. Sakaq, në fraksionin e parë italianëve iu anulua edhe një gol në pjesën e parë, po nga Belotti.

Gjithsesi, kjo pikë i bën mjaft punë Romës që kanë në duar fatin e tyre teksa renditen aktualisht të tretët në Grupin C me katër pikë, po aq sa edhe Ludogorets i vendit të dytë po me katër pikë. Nga ana tjetër, Betis kryeson me 10 pikë, ndërsa grupin e mbyll, HJK me vetëm një pikë.

Ndërkohë, në Conference League bie në sy triumfi i Fiorentinës me rezultatin 5-1 ndaj Hearts. Ekipi italian ishte i papërmbajtshëm duke shënuar tre gola në pjesën e parë ndërsa në fraksionin e dytë pësuan një, por që për miqtë ky gol rezultoi vetëm për statistikë.

Pas këtij suksesi, Fiorentina ngjitet në kuotën shtatë pikëve dhe mban aktualisht vendin e dytë në Grupin A. Basaksehir udhëheq këtë grup me 10 pikë, teksa turqit fituan edhe ndaj RFS me rezultatin 3-0.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Trupat ukrainase pastrojnë minat në Kharkiv

Story i radhës

Bekteshi: Shkupjanët më 15 tetor do të zgjohen me radiatorë të ngrohtë

Të fundit nga