Arsenali do të përpiqet të nënshkruajë me sulmuesin e Manchester United, Marcus Rashford këtë verë, sipas raportimeve.
Skuadra e Mikel Artetës do të ketë mungesë të opsioneve sulmuese në fund të sezonit pasi Alexandre Lacazette dhe Eddie Nketiah janë pa kontratë prej qershorit.
Ndërkohë, Arsenali lejoi gjithashtu ish-kapitenin Pierre-Emerick Aubameyang t’i bashkohej Barcelonës në janar.
Rashford po tregon performanca të dobëta në muajt e fundit në Old Trafford, duke startuar në vetëm tre ndeshje të ligës që nga fillimi i vitit.
Mungesa e kohës së tij për lojë ka bërë që ai të konsiderojë të ardhmen e tij në klub dhe atij iu dha një goditje e mëtejshme kur Gareth Southgate e la atë jashtë grumbullimit me Anglinë.
Southgate më pas u zotua se do të takohej me Rashford në përpjekje për të ndihmuar 24-vjeçarin që të rizbulojë formën e tij më të mirë.
Marrëveshja e tij aktuale me United do të skadojë në vitin 2023, megjithëse klubi ka opsionin për të vazhduar kontratën e tij edhe për një vit tjetër.