Arsenal interesohet për mesfushorin e Juventusit

1 minut lexim

Arsenali vazhdon interesimin për mesfushorin e Juventusit, Arthur Melo.

Sipas ‘Tuttomercato’, Arsenali janë të etur për nënshkrimin me Arthur.

‘Topçinjtë’, u përpoqën ta transferojnë në ‘Emirates Stadium’ në janar, por pas shumë negociatash nuk arritën në një marrëveshje.

Arthur ka kontratë me Juven deri në vitin 2025, por ‘Zonja e Vjetër’ janë të gatshëm ta shesin atë në fund të sezonit.

Kështu braziliani është në radarin e Arsenalit, pasi e shohin si një lojtar të rëndësishëm për planet e tyre.

Mbetet të shihet në fund të sezonit se cili do të jetë destinacioni i ardhshëm i lojtarit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Familja Dudushi çel sezonin e plazhit

Story i radhës

Muhamed Zekiri kërkesë për dalje nga paraburgimi përmes avokatëve

Të fundit nga