Gabriel Jesus me shumë gjasë do të largohet nga Manchester City në fund të këtij sezoni.
Ylli brazilian, Jesus nuk ka pasur hapësirat e tij të nevojshme te City, ndonëse javëve të fundit ishte pjesë e formacionit të City.
Lojtari lidhet me një largim të mundshëm nga ‘Etihad’ dhe Arsenal shihet si destinacioni më i mundshëm për të.
Agjenti i Jesus, Paulo Pitomberia është takuar me drejtorin sportiv të Arsenal, Edu, për të diskutuar transferimin e mundshëm.
Negociatat janë akoma në fazat e hershme dhe nuk ka pasur akoma bisedime për pagën dhe shifra të tjera.
Kontrata e Gabriel Jesus me skuadrën e Man City skadon në vitin 2023 dhe ai po shpreson për më shumë minuta në dispozicion.