Arsenal ka filluar negociatat me Gabriel Martinelli, për rinovimin e kontratës.
Ylli brazilian, Gabriel Martinelli po shkëlqen këtë fillim sezoni te skuadra e Arsenal, nën urdhrat e Mikel Arteta.
‘Gunners’ kanë për synim të rinovojnë kontratën me lojtarin sulmues, bën të ditur Bruno Andrade i ‘UOEL’.Sipas Andrade, Arsenal kanë nisur negociatat për vazhdimin e kontratës, deri në vitin 2028.
Thuhet se për rinovimin e kontratës ka optimizëm nga të dyja palët e përfshira në negociata.
Finalizimi i marrëveshjes për rinovimin e kontratës së Martinelli nuk është larg.