Arriti në Spanjë pas pesë viteve që i kaloi në ekzil, ish-ministrja katalunase arrestohet menjëherë

March 28, 2023
1 minut lexim

Ish-ministrja katalanase dhe eurodeputetja aktuale Clara Ponsati, u arrestua me rastin e kthimit e saj në Spanjë, pasi kaloi pesë vjet në ekzil në Skoci dhe Belgjikë.

Pavarësisht se ndaj saj kishte një urdhër-arrest të hapur për rolin e saj në referendumin e pavarësisë së Katalonisë që u organizua në vitin 2017, Ponsati u kthye në Barcelonë.

Para arrestimit, ajo tha se Spanja nuk ka të drejtë ta arrestojë, duke qenë se ka imunitet si deputete e Parlamentit Evropian.

“Nëse më ndaloni, do të duhet të përballeni me pasojat. Unë nuk ua njoh juridiksionin e gjyqtarëve. Nëse ka arrest, ne do të reagojmë”, tha Ponsati në konferencën për shtyp.

Pasi iu drejtua mediave, Ponsati vendosi të shëtiste nëpër rrugët e Barcelonës, kur iu afrua një pjesëtar i shërbimit të policisë Mossos.

“Inspektori iu afrua dhe i tregoi distinktivin e tij, të cilit ajo iu përgjigj duke i treguar akreditimin si deputete e Parlamentit Evropian. Pas diskutimit, ajo pranoi të hipte në veturë dhe u transferua në pallatin e drejtësisë”, shkruan El. Pais.

Me rastin e arrestimit të Ponsatit, një tjetër eurodeputet në arrati, Carles Puigdemont, foli dhe tha se arrestimi i Ponsatit ishte shkelje e të drejtave themelore.

“Presidentja e Parlamentit Evropian nuk mund t’i shikojë gjërat nga ana siç po bën tani”, tha Puidgemont.

Megjithatë, ndryshe nga zyrtarët e tjerë katalanas që morën pjesë në organizimin e referendumit, Ponsati nuk përballet me dënim me burg duke pasur parasysh se gjykata e akuzon për veprën penale të “mosbindjes”, që nënkupton ndalimin e funksioneve publike. 

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Kreshniku krenohet para Kovaçevskit që bën kosha në zyrë (VIDEO)

Story i radhës

Policia në “gjah” ndaj shkelësve të rregullave të komunikacionit

Të fundit nga

Neymar: Ende nuk e di

Rikthimi i Neymar-it te Santosi ka ngjallur entuziazëm te tifozët, por edhe shumë pikëpyetje për të ardhmen. Gjatë një interviste në pushimin e miqësores ndaj Red Bull Leipzig, ‘ylli’ brazilian, i cili
sqmken
ShkoLartë