Numri i pajtimtarëve të telefonisë fikse në tre mujorin e parë të 2022 ishte 186 mijë, një rënie me 5.7 përqind krahasuar me tre mujorin e kaluar dhe 14.9 përqind me një vit më parë sipas raportit më të fundit nga AKEP.
Situata është plotësisht ndryshe për internetin fiks që arriti në 521 mijë përgjatë tre muajve të parë, një rritje me 2.9 përqind krahasuar me tre mujorin e kaluar.
Afro 31.5 përqind e pajtimtarëve në shërbime fikse kanë paketa të integruara telefonit, internet dhe TV ku 2 përqind kanë paketa internet dhe telefoni ndërsa 41.1 përqind kanë paketa internet dhe TV.
Në tërësi 55 përqind e pajtimtarëve me akses në internet broadband fikse kanë paketa të integruara.
Në telefoninë fikse ALBtelecom mbetet operatori dominues me 147 mijë linja ose 79.1 përqind të tregut. Operatori më i afërt është Tring me 16 mijë linja dhe Vodafone me 8 mijë linja.
Në internetin fiks është ndezur një garë mes ALBtelecom dhe Vodafone. Ky i fundit pati një rritje me 11.8 përqind ndërsa ALBtelecom rënie me 7.8 përqind krahasuar me një vit më parë.
Aktualisht ALBtelecom ka 114,6 mijë abonentë ndërsa Vodafone 113.1 mijë abonentë. Operatori i tretë më është Tring me 58 mijë abonentë ndjekur nga Abissnet me 42 mijë, Digicom me 25 mijë, Nisatel me 21 mijë, IBC me 1 mijë dhe Bleta me 11 mijë. /PCWorld Albanian