Arrihet marrëveshje për paga, shoferët e NTP-së ndezin autobusët

1 minut lexim

Është arritur marrëveshje për pagat e të punësuarve në Ndërmarrjen Transporti Publik dhe autobusët e NTP-së, kanë filluar të qarkullojnë. Këtë për MIA e ka konfirmuar kryetari i Sindikatës së NTP-së, Miqo Stojanovski.
“Transferi i parave është bërë. Rroga do të ndahet nesër. Autobusët kanë filluar të qarkullojnë”, ka deklaruar Stojanovski.
Informacioni u është transmetuar nga kryetarja e Qytetit të Shkupit me të cilën kanë pasur takim.
Edhe nga Qyteti i Shkupit me komunikatë kanë konfirmuar se është gjetur zgjidhje.
Ata i kanë bërë thirrje menaxhmentit të ndërmarrjes të jep dorëheqje dhe i bëri thirrje Qeverisë dhe komunave në kohë më të shkurtë të paguajnë borxhet nga NTP-së. /SHENJA/

Story i mëparshëm

​Gjermanët ulën ndjeshëm konsumin e gazit

Story i radhës

​Striedinger është shefi i ri i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë austriake

Të fundit nga