Arrihet marrëveshje mes EVN-së dhe banorëve të Sllupçanit

July 27, 2023
1 minut lexim

EVN dhe banorët e Sllupçanit arritën marrëveshje. Ekipet e Elektroshpërndarjes do të fillojnë me realizimin e projektit për rikonstruimin e rrjetit në Sllupçan, kumtuan nga EVN.

“Është arritur marrëveshje me banorët e Sllupçanit, ndërsa garanci janë dhënë nga pushteti lokal dhe nga të gjitha partitë politike. Javën e ardhshme në organizim të ministrit të Ekonomisë dhe kryetarit të Likovës do të mbahet takim në komunën e Likovës në të cilin do të dakordohen të gjitha detajet për organizimin dhe realizimin e projektit dhe me punë në terren do të fillojë nga 9 gushti i këtij viti”, informuan nga EVN.

Për momentin ekipet janë në terren dhe janë duke punuar në sanimin e defekteve.

Burimi: TV21

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Zjarret i afrohen Athinës, evidentohet rritje enorme e emetimit të karbonit

Story i radhës

Miratohet projektligji për skemat pensionale të financuara nga shteti në Kosovë

Të fundit nga

ShkoLartë