Sadio Mane do të jetë ylli i radhës që do të largohet nga Evropa, për t’u transferuar në Arabinë Saudite.
Senegalezi, që nuk ia doli të lë gjurmë te Bayern Munichi do të largohet nga pas vetëm një sezoni, për t’iu bashkuar Al-Nassr.
Esperti i transferimeve, Fabrizio Romano, bëri të ditur se marrëveshja mes klubeve është arritur tashmë.
“Sadio Mane te Al Nassr, ja ku po shkojmë! Marrëveshja mes dy klubeve, Bayern ka pranuar propozimin verbal pas bisedimeve të avancuara dje.
Dokumentet do të kontrollohen nga ana e lojtarit dhe më pas do të rezervohen testet mjekësore, për të përfunduar marrëveshjen”, shkroi Romano në llogarinë e tij në “Twitter”.