​Arrihet marrëveshja për pagën minimale në BE

June 7, 2022
1 minut lexim

Direktiva evropiane për pagën minimale është drejt miratimit. Pak më shumë se një vit e gjysmë pas propozimit të Komisionit Evropian, është miratuar tashmë dispozita nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli.

“Presidenca e Këshillit dhe negociatorët e Parlamentit Evropian kanë arritur një marrëveshje të përkohshme politike për projekt-direktivën për pagat minimale në BE”. Këtë e ka bërë të ditur Këshilli Evropian përmes një deklarate.

Ligji i ri, pasi të miratohet përfundimisht, do të promovojë përshtatshmërinë e pagave minimale ligjore dhe në këtë mënyrë do të kontribuojë në arritjen e kushteve të mira të punës dhe jetesës për punonjësit evropianë”, thuhet në deklaratë.

Sipas saj, “Shteteve Anëtare u kërkohet të vendosin një kornizë procedurale për përcaktimin dhe përditësimin e pagave minimale, sipas një sërë kriteresh të qarta”.

Këshilli dhe Parlamenti Evropian kanë rënë dakord që përditësimet e pagave minimale ligjore do të bëhen të paktën çdo dy vjet (ose maksimumi çdo katër vjet për ato vende që përdorin një mekanizëm indeksimi automatik). Partnerët socialë do të duhet të përfshihen në procedurat e përcaktimit dhe përditësimit të pagave minimale ligjore”.

“Direktiva, synon të zgjerojë mbulimin e punëtorëve përmes marrëveshjeve kolektive, pra atje ku shkalla e mbulimit të marrëveshjeve kolektive është nën një prag prej 80%, Shtetet Anëtare duhet të përcaktojnë një plan veprimi për të nxitur kontratat kolektive”, thuhet në deklaratën e BE-së./a2/

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Bayern shton milionat në ofertën e dytë për Manen

Story i radhës

Me iOS 16 Apple lë jashtë iPhone 6S, iPhone 7 dhe iPhone SE

Të fundit nga

Flick me fjalë të mëdha për Pedrin

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick nuk kurseu fjalët e mira për yllin e tij, Pedrin. Ndonëse humbën në derbi ndaj Atletico Madridit, Pedri kishte shënuar gol dhe Flick lavdëroi spanjollin për paraqitjen
ShkoLartë