Arrihet akordi me Bajern Mynih, Interi siguron firmën e yllit të bavarezëve

August 21, 2023
1 minut lexim

Interi ka siguruar firmën e një futbollisti të rëndësishëm për planet e Simone Inzagit.

Sipas mediave italiane, zikaltrit dhe Bajern Mynih kanë gjetur gjuhën e përbashkët për transferimin e Benzhamin Pavard në radhët e klubit italian.

Pas shumë ditësh negociata, “Sky” bën të ditur se është gjetur gjuha e përbashkët, me Interin që do të paguajë 30 milionë euro në arkat e Bajern Mynih, ndërsa 2 milionë euro të tjera janë caktuar si bonuse në varësi të objektivave që do të realizohen.

Marrëveshja është arritur edhe me mbrojtësin francez, por para se të mbyllet gjithçka me firmat në kontrata, Bajerni duhet të sigurojë më parë një zëvendësues për francezin, pasi ky ka qenë kushti që Tuhel u ka vënë drejtuesve të klubit për të miratuar largimin e lojtarit./ Panoramasport

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Pse refuzimi na vret kaq shumë

Story i radhës

Arrestimi i efektivit në Sarandë për drogë, Berisha denoncon: Ka lidhje të forta me PS-në, shumë të afërm të tij punojnë në polici

Të fundit nga

Drilon Ganiu, sekretar Gjeneral i FFM-së

Pas zgjedhjes së kryetarit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), Masar Omeragiq, ky i fundit në mbledhjen e mbajtur emëroi bashkëpunëtorët e tij me të cilët do të operojë në federatën më

Të hënën reshje intensive shiu në 5 qarqe

Fillimi i javës do të nisi me reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër. Kështu njofton Instituti i Gjeoshkencës në buletinin e tij. Ndërkohë që reshjet intensive do
ShkoLartë