Arrihet akordi dhe me mesfushorin e Arsenalit!
Tomas Partej pritet të jetë futbollisti i radhës që do të lërë Europën për të luajtur në Arabinë Saudite.
Siç bëjnë me dije mediat britanike, mesfushori nga Gana ka gjetur akordin me një klubi në Saudi Pro League dhe çdo gjë pritet të përfundojë në ditët në vijim.
Largimi i 30-vjeçarit erdhi fill pas transferimit të Deklan Rajs në “Emirates”, me Partejn që nuk do të kishte më vend te “Topçinjtë”.