Shoferi i kamionit që ra në shatërvanin e sheshit “Maqedonia” është arrestuar, bëjnë të ditur nga Qyteti i Shkupit.
Nga Qyteti i Shkupit thonë se i njëjti nuk ka pasur leje për qarkullim në shesh.
“Qyteti i Shkupit pas kontrollit inspektues ka shqiptuar sanksione që personi juridik do të duhet ta paguajë në afat prej 10 ditësh, në të kundërtën do të pasojë kundërvajtje dhe kallëzim penal”, thonë mes tjerash nga Qyteti i Shkupit.