Arrestohet sërish “Baroni”/ Prokuroria me njoftim për rastin

October 24, 2024
1 minut lexim

 

Nga Prokuroria njoftojnë se pas faljes nga ana e presidentes, sot pas daljes nga burgu i Idrizovës, është arrestuar Aqif Ravmanoski. Sipas njoftimit të Prokurorisë, ai është arrestuar pasi dyshohet për vepër tjetër penale, gjegjësisht për tentim vrasje.

“Për personin është zhvilluar procedurë paraprake në lidhje me incidentin e armatosur që ndodhi më 14 tetor në bulevardin “Hristian Todorovski Karposh” në Çair.

Menjëherë pas mbërritjes së ekspertizës, sot është miratuar urdhër për hetimin e të dyshuarit, ndërsa propozim për caktimin e masës së paraburgimit do t’i dërgohet gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup”, thonë nga Prokuroria. Ndërkaq, në njoftimin e prokurorisë, shtojnë se për të njëjtën ngjarje, është parashtruar kallëzim penal edhe ndaj tre personave, për pjesëmarrje në rrahje. /tvklan.mk/

Burimi: TV KLAN

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Gjorgjievski: Veprimi i Beogradit për autobusët është i mirë, por kjo flet për joseriozitetin e Arsovskës që të zgjidh problemet

Story i radhës

BDI: Këshillit komunal të Gostivarit i janë hequr 8 këshilltarë! Me vendim të qeverisë VLEN janë fshirë 33.803 mërgimtarë

Të fundit nga

ShkoLartë