Presidenti i Federatës së Futbollit në Kosovë, Agim Ademi, është arrestuar nga Policia. Lajmi është bërë publik nga portali “Paparaci”, që mëson nga burime brenda institucionit më të lartë të futbollit në Kosovë, se Ademi, është arrestuar nën dyshimin për sulm ndaj zyrtarit të FFK-së, Artan Govori.
Megjithatë, Agim Ademi e mohoi sulmin fizik, duke thënë se ishte vetëm një debat.
Besart Mustafa është prokurori që mori vendimin për ta dërguar në burg presidentin e Federatës Kosovare të Futbollit, ndërsa pritet të shifet çdo ndodhë me të.