Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në rrugën “Ilo Poluteska” në Prilep kanë arrestuar 21 vjeçarin A.R. i cili është kapur në flagrancë derisa ka qenë duke kryer një vjedhje në shtëpinë e G.K. nga Prilepi.
Tek A.R. është gjetur një portofol me të holla dhe dokumente personale të cilat i janë kthyer pronarit.
A.R. është ndaluar në stacionin policor të Prilepit dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngritët padi përkatëse.