arrestohet per ryshfet udheheqesi i sektorit per urbanizem ne mavrove 67dbefe97e4d6

Arrestohet për ryshfet udhëheqësi i Sektorit për urbanizëm në Mavrovë

March 20, 2025
1 minut lexim

MPB Maqedoni njofton se është arrestuar udhëheqësin e Sektorit për urbanizëm në Komunën e Mavrovës dhe Rostusësh, i cili është kapur duke marrë ryshfet.

“Sot (19.03.2025), nëpunësit policorë kanë arrestuar S.E., udhëheqës i Sektorit për urbanizëm dhe veprimtari komunale në kuadër të Komunës Mavrovë dhe Rostushe. Ai është kapur në objekt hotelerik në Shkup gjatë pranimit të ryshfetit. Gjegjësisht, ai ka kërkuar ryshfet prej 13.000 euro dhe ka premtuar se do të aprovohet projekti urbanistik për ndërtimin e apartamenteve dhe kapacitetet akomodimi, kurse duhej të paguante në disa këste. Personi është arrestuar gjatë realizimit të pagesës së këstit të parë në objektin në Shkup, pasi paraprakisht ishin përpunuar në aspekt tekniko-kriminalistik”.

“Gjithashtu, është kryer bastisje e personit dhe veturës zyrtare dhe janë gjetur lëndë në interes të hetimit. Pas dokumentimit të tërësishëm të rastit do të parashtrohet kallëzim përkatës”, qëndron në njoftimin e MPB-së.

Burimi: lajme24.mk

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

a eshte zgjimi heret vertet celesi i suksesit 67dbec0c56018
Story i mëparshëm

A është zgjimi herët vërtet çelësi i suksesit?

taravari tre te lenduar nga rasti ne kocan jane leshuar ne shtepi 10 qe po mjekohen jashte shtetit jane ne gjendje me kritike 67dbefebedb7a
Story i radhës

Taravari: Tre të lënduar nga rasti në Koçan janë lëshuar në shtëpi, 10 që po mjekohen jashtë shtetit janë në gjendje më kritike

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë