Arrestohet një pjesëtar i inteligjencës gjermane i dyshuar për spiunazh për Rusinë

 Një pjesëtar i inteligjencës gjermane është arrestuar nën dyshimin se ka spiunuar për Rusinë, thanë autoritetet, transmeton Anadolu Agency (AA).

Carsten L., punonjës i Shërbimit Federal të Inteligjencës (BND), është arrestuar në Berlin, tha Zyra e Prokurorit Federal në një deklaratë.

Sipas deklaratës, punonjësi i BND-së i ka siguruar një shërbimi të inteligjencës ruse “sekrete shtetërore” që ai kishte marrë gjatë veprimtarisë së tij profesionale.

Policia ka kryer kontrolle në shtëpinë dhe vendin e punës së të dyshuarit, njoftohet më tej.





Story i mëparshëm

Flet Floriana Paskali e bija e “Skulptorit të Popullit”, eseistit, fotografit, Odhise Paskali

Story i radhës

​Mbi 40 shqiptarë ilegalë u deportuan sot nga Britania e Madhe në Shqipëri, Daily Mail: 32 prej tyre kriminelë të dënuar në total me 89 vite burg

Të fundit nga