Policia gjatë ditës së djeshme ka arrestuar një person në Shkup për shkak të tregtisë me lëndë narkotike.
Me datë 01.04.2022 rreth orës 23:45 në rrugën “Sllovenia” në Shkup, pas informacioneve të marra paraprake, zyrtarët policorë të Departamentit të Policisë Kriminale – Sektori për tregti të paligjshme me drogë, armë dhe substanca të rrezikshme, kanë arrestuar R.P.(37) nga Shkupi.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij “Fiat Bravo” me targa të Shkupit, nën kapuç i është gjetur dhe konfiskuar një pako me rreth 350 gramë marijuanë.
Pa plotësimit të dokumentacionit kundër R.P. do të ngritet kallëzim penal.