Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë uikendit policia ka privuar nga liria 29 vjeçarin J.L. nga fshati Bllacë. Personi në fjalë është arrestuar në hyrje të fshatit Radushë.
“Në vendin e quajtur “Ura e Radushës” në fshatin Radushë, zyrtarët policorë kanë kryer kontroll në një furgon Mercedes me targa të Shkupit, të cilin e drejtonte i arrestuari, në të cilin u gjetën disa produkte pa dokumentacion, të cilat i kishte sjellë nga Kosova. Me personin në fjalë në stacionin policor është zhvilluar një bisedë informative dhe për rastin është njoftuar edhe prokurori publik. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të ngritët kallëzim përkatës”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Ministria për Punë të Brendshme.