Arrestohet një person në Gostivar, i dënuar me tre vite burg për trafikim me qenie njerëzore

1 minut lexim

MPB Maqedoni njofton se dje (25.07.2024) në ora 14:40 në rrugën “Zivko Brajkovski” në Gostivar, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë ndaluar personin F.T (55).

Ai është nga Gostivari.

“Ai kërkohej me urdhër të gjykatës për vuajtje të dënimit me burg prej tre vjetësh, për veprën penale “Trafikim me qenie njerëzore” nga neni 418 paragrafi 3 i Kodit Penal”.

“F.T është dërguar në Burgun e Idrizovës në Shkup për vuajtje të dënimit me burgim”, thonë nga MPB.

Story i mëparshëm

Ritëm ballkanik, tamam hit verë nga Alida

Story i radhës

Misteri i trupit të Faton Hajrizit, avokati: Ja pse do të kërkojmë ndihmën e Shqipërisë

Të fundit nga