Arrestohet në kufi reperi Fero

January 17, 2023
1 minut lexim

Reperi Feronit Shabani, i njohur si Fero është arrestuar mbrëmjen e djeshme në një nga pikat kufitare në Kosovë. Ai dyshohet se më 28 dhjetor ka shtënë me armë zjarri në një lagje të Gjilanit.

Me vendim të prokurorit, ai është ndaluar për 48 orë. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani për mediat në Kosovë.

“Si rezultat i një pune mirë të organizuar operacionale dhe veprimeve intensive hetimore është arritur që të arrestohet në pikë kufitare personi i cili ishte në kërkim policor F.Sh. (1994) shtetas kosovar për shkak të veprës penale. “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’ i datës 28.12.2022. I njëjti është intervistuar në bazë të procedurave ligjore në Stacionin Policor Gjilan. Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ndaj të dyshuarit ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë dhe ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal për veprat penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’ dhe ,”Përdorim i armës’”, ka thënë ai./

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Rasti i Ervis Martinaj, eksperti i sigurisë: Është gjallë sa kohë nuk ka kufomë

Story i radhës

​Presidentja: Skënderbeu, mbrojtësi i paepur i qytetërimit evropian

Të fundit nga

Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka thënë të dielën në një bisedë telefonike me homologun e tij rus, Vladimir Putin, se dëshiron të zgjerojë bashkëpunimin tregtar në mes të Ankarasë dhe Moskës.
ShkoLartë