Arrestohet në Ishujt Bahame themeluesi dhe ish-CEO i FTX Sam Bankman-Fried

December 13, 2022
min lexim

Sam Bankman-Fried, themeluesi i bursës së falimentuar të kriptomonedhave FTX, u arrestua ditën e Hënë në Ishujt Bahame pasi prokurorët Amerikanë bënë një kallëzim penal ndaj tij, sipas një deklarate të qeverisë së Ishujve Bahame.

Distrikti Jugor i Nju Jorkut, i cili po heton rastin e Bankman-Fried dhe kolapsin e FTX së bashku me kompaninë simotër të tregtimit Alameda, konfirmoi arrestimin e tij përmes rrjetit social Twitter.

Mëngjesin e së Hënës, autoritetet e Ishujve Bahame arrestuan Samuel Bankman-Fried me kërkesë së qeverisë Amerikane, bazuar në një aktakuzë të vulosur dhe lëshuar nga SDNY,” shkruante prokurori Amerikan Damian Williams. “Presim që të hapim aktakuzën dhe të flasim më shumë rreth ngjarjes.”

Bankman-Fried u arrestua pa asnjë incident në kompleksin e tij të apartamenteve rreth 18:00 me orën lokale dhe do të shfaqet përpara trupit gjykues ditën e Marte, tha Policia Mbretërore e Bahameve përmes një deklarate.

Menjëherë pasi SDNY konfirmoi arrestimin e tij, Komisioni Amerikan i Bursave dhe Letrave me Vlerë tha se kishte autorizuar akuza të tjera lidhur me shkeljet e Bankman-Fried të cilat do të bëhen publike të Martën.

Nuk është e qartë me çfarë akuzash Bankman-Fried përballet por 30-vjeçari i famshëm i kriptove i cili u shndërrua në njeri të përçmuar brenda natës pasi kompania e tij kaloi një krizë likuiditeti dhe shpalli falimentin la të paktën 1 milionë konsumatorë të paftë të aksesojnë fondet e tyre.

New York Times, duke cituar njerëz të afërt me çështjen, raportoi se akuzat kundrejt Bankman-Fried përfshijnë mashtrim përmes rrugëve të komunikimit elektronik, konspiracion, mashtrim me letrat me vlerë, konspiracion me letrat me vlerë dhe pastrim parash.

Marrëveshja e ekstradimit e SHBA-ve me Bahamet lejon prokurorët Amerikanë të rikthejnë të akuzuarit në tokë Amerikane nëse akuzat konsiderohen në ndëshkueshme me burgim të paktën 1 vit në të dy juridiksionet.

Katër javë pasi FTX shpalli falimentin, Bankman-Fried është përpjekur ta përshkruajë veten si një ekzekutiv i cili nuk ka dijeni, duke mohuar akuzat se kishte mashtruar konsumatorët.

Nuk kam mashtruar askënd me vetëdije,” thoshte ai për BBC në fundjavë. “Nuk kam dashur që asnjë prej këtyre të ndodhin. Nuk kam qenë aq kompetent sa kam menduar se jam.

Ishte planifikuar që Bankman-Fried të mbante një takim virtual me Komitetin e Shërbimeve Financiare të Shtëpisë së Bardhë i cili kërkonte përgjigje sesi kompania dështoi në këto përmasa duke shkaktuar një turbullirë në mbarë ekosistemin e aseteve dixhitale. Disa kompani kripto kanë ndërprerë operacionet, kanë ngrirë llogaritë e konsumatorëve e në disa raste kanë shpallur falimentin gjithashtu për shkak të ekspozimit përballë FTX.

Pas arrestimit të tij, senatorja Maxine Waters, e cila drejton komitetin, tha se Bankman-Fried nuk do të dëshmojë siç ishte planifikuar të Martën. Dëgjesa do të ecte përpara duke filluar me një dëshmi të CEO-s aktual John J. Ray III, i cili mori drejtimin më 11 Nëntor dhe u ngarkua me mbikëqyrjen e procesit të falimentit.

Edhe pse jam e zhgënjyer se nuk mund të dëgjojmë asgjë nga Bankman-Fried të Martën, mbetemi të përkushtuar për të kuptuar çfarë ndodhi,” tha Waters përmes një deklarate ditën e Hënë.

Ray deri më sot ka përshkruar një perandori kripto e cila nuk kishte asnjë kontroll dhe mungesë totale rekordesh financiare. Edhe pse hetimi nuk ka përfunduar, Ray tha se kolapsi i FTX vjen nga përqendrimi i kontrollit vetëm në duart e një grupi të vogël dhe pa eksperiencë të cilët dështuan të implementojnë kontrollet dhe masat e duhura.

Ray theksoi se asetet e konsumatorëve nga FTX.com ishin përzier me asetet e platformës së tregtimit Alameda.

Bankman-Fried mohon akuzat

Ai ka mohuar vazhdimisht përzierjen e fondeve me Alameda dhe është përpjekur të distancohej nga menaxhimi i Alameda, kompani e cila aplikoi disa strategji tregtimi me rrezik të lartë siç është “yield farming” ose investimi në tokenë dixhitalë të cilët paguajnë shpërblime në formë interesi raportonte Wall Street Journal.

Ai ka pranuar keqmenaxhimin e FTX dhe mungesën e vëmendjes ndaj rrezikut.

Ngatërrova çdo gjë,” tha ai për New York Times në Samitin DealBook muajin e kaluar. “Isha CEO i FTX, dhe kisha përgjegjësi.”

Bankman-Fried gjithashtu pranoi mungesën e masave dhe kontrolleve korporatave si dhe menaxhimin e rrezikut në biznesin që ai mbikëqyrte.

Nuk ka pasur një individ që kujdesej për rrezikun pozicional të konsumatorëve në FTX,” tha Bankman-Fried në DealBook. “Dhe kjo është e turpshme.

Një prej dilemave kryesore lidhur me kolapsin e FTX vjen nga një raport i Reuters muajin e kaluar se Bankman-Fried kishte ndërtuar një “backdoor” në sistemin e financave të FTX duke e lejuar atë të ndryshojë rekordet financiare pa kuptuar askush asgjë. Raporti tha se Bankman-Fried e kishte përdorur këtë “backdoor” për të transferuar 10 miliardë dollarë fonde konsumatorësh tek Alameda, dhe sot mungojnë të paktën 1 miliardë dollarë.

Bankman-Fried ka mohuar ekzistencën e një backdoor-i të tillë. “Unë nuk di as sesi të kodoj,” kishte dhënë ai për vlogeren e kriptomonedhave Tiffany Fong muajin e kaluar. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kryediplomati spanjoll nuk tregon nëse do ta mbështes aplikimin e Kosovës në BE

Story i radhës

Mirënjohje Gjermanisë që ia tregoi vendin Serbisë

Të fundit nga

Anisa, Gjestit: Mos u ndiko nga Xheneta

Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova 3, Anisa pati një mesazh për Gjestin, teksa ishin duke biseduar. Ajo i tha që të mos ndikohet banorja tjetër e shtëpisë. “Për Xhenetën e kam
ShkoLartë