Arrestohet në fushën e lojës mbrojtësi brazilian, nuk kishte paguar detyrimet e fëmijëve

Një histori e çmendur vjen nga Seria C e futbollit brazilian. Lojtari i Ferroviarios, Eder Lima u arrestua të shtunën pasdite nga policia vetëm pak minuta përpara fillimit të ndeshjes me Campinense, e vlefshme për javën e 15.

Arsyeja? Nuk kishte paguar prej shumë muajsh detyrimin për rritjen e fëmijëve ndaj ish-bashkëshortes.

Prangosja ndodhi në momentin qe skuadrat ishin rreshtuar për të kënduar himnin brazilian. Tre agjentë mësynë në “Estadio Amigão”.

Klubi ka reaguar menjëherë duke deklaruar se kjo ishte një ngjarje që i kapi në befasi por do të aktivizojnë zyrën ligjore për ta ndihmuar mbrojtësin në procesin ligjor.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Mickoski: Do të mbledhim 150 mijë nënshkrime për referendum kundër propozimit francez

Story i radhës

​Rritet numri i evakuimeve, zjarret po përhapen akoma më shumë në Mesdhe

Të fundit nga