Arrestohet kryetari i Budvës, pjesë e bandës që trafikoi 4 tonë kokainë

September 18, 2023
1 minut lexim

Pas një hetimi disa mujor, Prokuroria e Posaçme për Krimin e Organizuar të Malit të Zi ngriti aktakuzë kundër 21 personave, duke përfshirë oficerë të lartë policie dhe operativë, kryetarin e komunës së Budvës dhe drejtuesit dhe anëtarët e dyshuar të klaneve malazeze të drogës.

Ata akuzohen për kontrabandë me më shumë se katër tonë kokainë, pastrimin e miliona eurove, shpërdorim detyre dhe armëmbajtje pa leje.

Të paktën tetë policë dhe operativë janë akuzuar, përfshirë oficerin e policisë Lubo Miloviçin, që është arratisur, Petar Lazoviç, punonjës i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, i cili është në paraburgim dhe Dejan Knezheviç, i cili ishte ndihmës drejtor i Administratës së Policisë së Malit të Zi.

Në mesin e tyre është edhe kryetari aktual i Komunës së Budvës, Milo Bozhoviq, zyrtar i ish- Frontit Demokratik, parti kjo pro-serbe dhe pro-ruse në Malin e Zi.

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“I vizitoja shpesh, por s’më kishin treguar gjë”/ 82-vjeçari dhunoi për vdekje gruan, flet nipi i tyre

Story i radhës

Me ndryshimin e Kodit Penal, Gruevskit i vjetërsohet vepra “shoqërim kriminel” në rastin “Titanik”

Të fundit nga

ShkoLartë