Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë mbrëmjes së djeshme është arrestuar një kërçovar pasi tek i njëjti polici ka gjetur një qese me kokainë.
“Më 16 gusht 2022 në ora 21:50, në Kërçovës është privuar nga liria Q.A. (40) nga fshati Tuin i Kërçovës.
Gjatë kontrollit të veturës së pasagjerëve “Mercedes” me targa të Kërçovës, të cilën ai e drejtonte, i kryer në rrugën rajonale Kërçovë-Makedonski Brod, afër fshatit Bigor-Dolenci, zyrtarët policorë kanë gjetur dhe konfiskuar një qese me kokainë.
Ndaj tij do të bëhet një kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.