Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Belsh të Elbasanit.
Policia ka arrestuar një 69-vjeçar, pasi ky i fundit dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 20-vjeçare, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Blutë bëjnë me dije se “u ndalua shtetasi F. H., 69 vjeç, banues në Belsh, Elbasan, pasi ka bërë kallëzim një 42-vjeçare, se shtetasi F. H. (fqinj i saj) ka
kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e saj 20-vjeçe, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor.”
Vijon puna për verifikimin e plotë të këtij kallëzimi.