Në orët e para të ditës së sotme policia ka arrestuar një të burgosur i cili ishte liruar nga burgu për fundjavë, përcjell TV21. I burgosuri 51 vjeç, V.I. nga Koçani është i dënuar me 18 vjet burg, ndërsa i njëjti u kap me pushkë automatike “Shkorpion” dhe 21 plumba. Arrestimi është bërë në rrugën “Goce Dellçev” në Shtip.
“Personi aktualisht është duke vuajtur dënimin me burg prej gjithsej 18 vjetëve në burgun e Kumanovës ndërsa ka shfrytëzuar pushimin e fundjavës. Është njoftuar prokurori publik, pas dokumentimit të rastit SPB-Shtip do të bëjë kallëzim penal për vepër penale të kryer nga neni 396 i Kodit Penal”, shtojnë nga MPB./tv21.tv
Burimi: TV21