Arrestohet Gigi Hadid! Çfarë ndodhi me supermodelen në aeroport?

Gigi Hadid thuhet se u arrestua me akuzën për posedim kanabisi, pasi droga u gjet në valixhen e saj ndërsa po kontrollohej nga autoritetet në Aeroportin Ndërkombëtar Owen Roberts javën e kaluar.

Lajmin e ka publikuar caymanmarlroad.com dhe menjëherë artikulli është bërë viral në rrjetet sociale.

Sipas medias, Hadid, emri i vërtetë i së cilës është Jelena Noura Hadid, u akuzua së bashku me një vajzë të identifikuar si Leah Nicole McCarthy.

Ngjarja ka ndodhur më 10 korrik 2023, kur një avion privat mbërriti në Terminalin e Përgjithshëm të Aviacionit të Aeroportit Ndërkombëtar Owen Roberts nga SHBA. Gjatë kontrollit në bagazhet e tyre, u gjetën kanabis dhe veglat e përdorura për konsumimin e tij. Sasitë ishin relativisht të vogla dhe në dukje ishin për konsum personal.

Të dyja vajzat u arrestuan u dërguan në Qendrën e Paraburgimit të të Burgosurve për procedim dhe më pas u liruan me kusht në pritje të vendimit për rastin nga Zyra e Drejtorit të Prokurorisë Publike. Të mërkurën, 12 korrik 2023, Hadid dhe McCarthy u paraqitën në gjykatë dhe u deklaruan fajtore, duke u gjobitur secila me nga 1,000 dollarë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ulen shifrat e vaksinimit/ Asnjë shkollë, kopsht apo çerdhe nuk do regjistrojë të pavaksinuar

Story i radhës

Gëzim Daku: Lavdi trimave, ish futbollistëve, në kujtim të dëshmorit të kombit Përparim Thaçi dhe Komandant Xhavit Elshanit 

Të fundit nga