Xhonatan Isufi, këngëtari i njohur si Don Xhoni është shoqëruar në polici pasditen e sotme. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci është shprehur për mediat e Kosovës se këngëtarit i është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri e gjashtë fishekë.
“Sot rreth orës 15:15, në rrugën “Tahir Zajmi” në Prishtinë, pas një kontrolli të detajuar të ushtruar ndaj një personi, policia ka arritur të gjejë dhe sekuestrojë një revole të tipit Zastava, kalibër 7.65 mm, si dhe gjashtë copë fishekë, kalibër 7.65 mm. I dyshuari Xh. I, mashkull, 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është shoqëruar në stacionin policor, për t’u proceduar më tej, konform rekomandimeve të prokurorit të shtetit,”- thuhet në njoftim.
Don Xhoni po merret në pyetje në polici dhe nuk dihet nëse do të ngrihen akuza mbi të e do të qëndrojë pas hekurave apo do të lirohet./albeu.com