Në udhëkryqin në rr. “Zagorje” me rrugën rajonale Kërçovë-Osllome, gjatë ditës së djeshme në ora 21:45 minuta nëpunës policorë të Zyrës së jashtme për çështje kriminalistike Kërçovë e kanë privuar nga liria A.A. (25) nga f. Garanë-Kërçovë.
SIç njofton MPB-ja, gjatë kontrollit të automjetit “audi” me targa regjistrimi të Kërçovës, në të cilin ai ka qenë bashkëudhëtar, tek A.A. janë gjetur mbetje të marihuanës.
“Më vonë, me urdhëresë gjyqësore, është kryer bastisje në shtëpinë dhe në ambientet ndihmëse të A.A., gjatë së cilës janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë, makinë thërmuese dhe pistoletë “Ecol” me një karikator të zbrazët. Ai është në mbajtje në Stacionin Policor Kërçovë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të parashtrohet kalëëzim përkatës”, shtohet në kumtwsën e MPB-së.