Arrestohet dileri i drogës në Shkup (VIDEO)

Arrestim për drogë në Shkup. Ministria e Punëve të Brendshme njofton se kanë 30-vjeçarin A.K. nga Prilepi, i cili jeton në Shkup, përcjell TV21. MPB shton se i njëjti ka shpërndarë drogë nëpër rrugët e Shkupit.

“Përkatësisht, A.K. është furnizuar me drogën, në shtëpinë e tij në lagjen Draçevë, e ka ripaketuar në pako të vogla të gatshme për shitje të mëtutjeshme në rrugë, pas së cilës personalisht ua ka shitur përdoruesve të drogës në territorin e Shkupit me çmim për njësi prej 300 deri në 500 denarë për një pako marihuanë, gjegjësisht 2500 denarë për pako kokainë. Më datë 03.07.2022, pas urdhrit të siguruar paraprakisht për bastisje të shtëpisë së tij dhe objekteve tjera nga Gjykata Themelore Penale Shkup, në banesën e tij është kryer bastisje, gjatë së cilës janë gjetur sende të ndërlidhura me veprën penale”, thonë nga MPB.

https://video-sof1-2.xx.fbcdn.net/v/t42.1790-2/292108257_1261871387885140_4007832146682936864_n.mp4?_nc_cat=102&ccb=1-7&_nc_sid=985c63&efg=eyJybHIiOjQwNiwicmxhIjo1MTIsInZlbmNvZGVfdGFnIjoic3ZlX3NkIn0%3D&_nc_ohc=8WYHVrqYTYcAX9pMro8&rl=406&vabr=226&_nc_ht=video-sof1-2.xx&edm=AGo2L-IEAAAA&oh=00_AT_Nx3XScu8UqhcgIZaEEjps-OHBGM247PcqWmnuQYjeWg&oe=62C2FA2E

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Të mërkurën do të kryhet spërkatja kundër mushkonjave

Story i radhës

Arrestohet një polak për organizimin e vrasjes së gazetarit holandez

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish