Arrestohet arkëtari i Partisë Kombëtare Skoceze lidhur me hetimet financiare

Arkëtari i Partisë Kombëtare Skoceze (SNP), Colin Beattie, u arrestua në lidhje me hetimin për financimin dhe financat e partisë, raporton Anadolu.

Policia njoftoi se 71-vjeçari Beattie është aktualisht në paraburgim dhe po merret në pyetje nga detektivët.

Në njoftimin e policisë thuhet se arrestimi erdhi në lidhje me hetimin për financimin dhe financat e partisë.

Beattie është gjithashtu anëtar i Parlamentit Skocez (MSP).

Arrestimi i tij vjen gati dy javë pasi Peter Murrell, 58 vjeç, bashkëshorti i ish-lideres së partisë dhe kryeministres skoceze, Nicola Sturgeon, u arrestua dhe u mor në pyetje nga detektivët që bastisën shtëpinë e tij në Glasgow dhe selinë e SNP-së në Edinburg.

Murrell u lirua pa u akuzuar në të njëjtën ditë.





Story i mëparshëm

Hulumtuesit zhvillojnë një ekran OLED që zgjerohet në dyfishin e madhësisë së tij

Story i radhës

Zgjedhjet e 14 majit, Balla nga Lushnja: Do të vijojmë transformimin e çdo lagjeje, non-gratat të mbeten histori

Të fundit nga