Sektori për Punë të Brendshme – Tetovë njofton se gjatë ditës së djeshme ka privuar nga liria 72 vjeçarin i cili akuzohet për dhunë në familje, gjegjësisht dhunë fizike ndaj rejës së tij. Policia punon në zbardhjen e plotë rastit.
“Më datë 18.04.2024 në orën 14.15 në Tetovë, efektivët e policisë nga SPB-Tetovë, kanë privuar nga liria personin A.K. (72) nga Tetova, duke vepruar në bazë të një raportimi të mëparshëm se më datë 16.04.2024, pasi ai ishte larguar nga ambientet e Stacionit Policor-Tetovë, ku kishte qenë i mbajtur për shkak të veprës së raportuar penale dhunë në familje, ai e kishte përsëritur veprën dhe e kishte sulmuar përsëri fizikisht rejën e tij (nusen e djalit). Personi është mbajt në një stacion policorë kurse për rastin është njoftuar edhe Qendra për Çështje Sociale Tetovë. Pas dokumentimit të çështjes, kundër tij do të përgatitet parashtresë përkatëse”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë. /Alsat.mk
Burimi: alsat.mk