Arrestohet 50-vjeçari nga Saranda, po transportonte 6 emigrantë të paligjshëm në Tiranë

March 7, 2022
1 minut lexim

Policia kufitare e Sarandës ka arrestuar një shtetas i cili u kap në flagrancë duke transportuar 6 emigrantë të paligjshëm, drejt Tiranës.

“Në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, në bazë të informacioneve policore u finalizua operacioni policor “Qafa e Hanit”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Adi D., 50 vjeç, banues në Mursi, Sarandë”, informon policia.

50-vjeçari u kap në flagrancë, në vendin e quajtur “Qafa e Hanit”, në aksin rrugor Konispol- Sarandë, duke transportuar me automjetin e tij, 6 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit.

Policia po punon për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë të implikuar në të.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Cilën kafshë e shihni në ilustrim: Përgjigjja jep një shpjegim se çfarë prisni në dashuri

Story i radhës

“Forcat ruse janë shkatërruar”/ Gjenerali britanik: Po vrasin edhe civilë, Putin mund ta humbasë luftën në Ukrainë!

Të fundit nga

ShkoLartë