Policia Kufitare e PKK Muriqan, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër arrestuan shtetasin kosovar A. S., 35 vjeç.
Nga kontrolli i kryer në dalje të republikës së Shqipërisë, në automjetin që drejtonte 35-vjeçari, u gjet një sasi lënde narkotike cannabis sativa.
Lënda narkotike dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Burimi: botasot.info