Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 35-vjeçar i cili ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes dhe babait të saj.
Autori i ka dëmtuar edhe automjetin vjehrrit.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkatërrimi i pronës”, shtetasin A. H., 35 vjeç, banues në Arapaj, Durrës, pasi ka ushtuar dhunë ndaj bashkëshortes dhe vjehërrit të tij, si dhe i ka dëmtuar këtij të fundit, automjetin.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.