Arrestohet 18-vjeçar nga Tetova, kapet me drogë në veturë

1 minut lexim

Mbrëmë, rreth orës 23:20, në afërsi të një pompe benzine në Leshkë të Tetovës, policët nga SPB Tetovë kanë arrestuar 18-vjeçarin J.Xh. nga Nerashti i Tetovës.

“Gjatë kontrollit të kryer ndaj tij, në veturën të cilën e ka drejtuar “Audi” me targa të Tetovës.

Në të cilën ishin edhe personat A.M. (19) dhe E.S. (19) nga i njëjti fshat, është gjetur marihuanë”, qëndron në njoftimin e SPB Tetovë.

J.Xh. është mbajtur në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit do të përgatitet parashtresa përkatëse.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Emyx kap milionshin për pak javë

Story i radhës

Premier Liga i kërkon falje Lampard për penalltinë që nuk u akordua nga VAR-i në ndeshjen Everton-City

Të fundit nga